Robbe & Berking

E themeluar në 1874 në Gjermani, Robbe & Berking njihet për prodhimin e enëve dhe aksesorëve nga argjendi. Të qëndrueshme, plot shkëlqim dhe të bukura. Aksesorët prej argjendi Robbe & Berking janë bërë që të mund të kalojnë në shumë breza, prandaj konsiderohen si një blerje e përjetshme dhe vlerë e shtuar.
Robbe & Berking është i njohur në mbarë botën për cilësinë e jashtëzakonshme dhe garancinë për produktet e prodhuara…Të gjitha me dorë me argjend të pastër.

Në ditët e sotme Robbe & Berking prezantohet në tavolinat kryesore dhe më të sofistikuara në botë. Hotelet dhe restorantet “Top of the Top” janë pajisur nga Robbe & Berking, si “Grand-Hôtel du Cap-Ferrat” në Côte d’Azur, “The Modern” në Nju Jork, “Atlantis” në Dubai dhe “The Dorchester” në Londër. Paralelisht, fabrika gjermane e argjendit është një nga partnerët më me përvojë në fushën e projekteve të veçanta – si pajisja e rezidencave private, luksoze, makinave, jahteve dhe avionëve.