Gaggenau

Lider në industry
Gaggenau është një markë e njohur për mjeshtërinë, trashëgiminë dhe dizajnin. Gjithmonë në kërkim të përsosmërisë duke sjell; cilësinë, funksionin dhe teknologjinë në plan të parë.Në Gaggenau investimi i shumë orëve punë është krijimi i një produkti me diçka të ngjashme me shpirtin’. Nga 840 proceset e përfshira në montimin e frigoriferëve, 813 janë me dorë, ndërsa furrat ikonike 90 cm janë montuar të gjitha me dorë për më shumë se 30 vjet.

…një trashëgimi shekullore
Në mbi 330 vjet ndryshimi të vazhdueshëm, Gaggenau ka mësuar se ekzistojnë vetëm tre konstante të shenjta në prodhimin e të jashtëzakonshmes; vizioni i projektuesit, cilësia e materialeve dhe aftësia e mjeshtrit.

…krijuar me dorë
Në çdo fazë të prodhimit të pajisjeve Gaggenau, një mjeshtër shqyrton punën e bërë duke kërkuar papërsosmëritë. Ky kontroll i vazhdueshëm i cilësisë mbron një reputacion të jashtëzakonshëm të ndërtuar me dorë, që nga viti 1683.

…performancë që frymëzon
Pajisjet Gaggenau janë krijuar për të performuar në mënyrë të jashtëzakonshme duke na frymëzuar për të krijuar kryevepra po aq të realizuara sa ato që dalin nga kuzhina profesionale.